Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të hap një mini-afat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendorë që kanë mbetur pa angazhman për në Ligën e Parë të Meshkujve.
Ky afat vlen vetëm për lojtarët të cilët janë pa angazhim dhe vlen për tu transferuar në Ligën e Parë të Meshkujve dhe në asnjë ligë tjetër.
Ky mini-afat do të zgjasë prej 8 deri më 10 shtator 2021, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Të gjitha klubet e interesuara mund t’i regjistrojnë lojtarët deri të premten (10 Shtator).
Në Ligën e Parë në basketboll në këtë edicion do të garojnë dhjetë skuadra: Borea, Feronikeli, AS Prishtina, Prishtina