Site icon Telegrafi

Mings i zhgënjyer me dënimin: Nuk kisha qëllim ta lëndoja Ibrën (Foto)

Mbrojtësi i Bournemouthit, Tyrone Mings thotë se ai është shumë i zhgënjyer me ndalesën që i është bërë për pesë ndeshjet e ardhshme pas disa ndërhyrjeve të ndërsjella me Zlatan Ibrahimovicin, gjatë një ndeshje të Ligës Premier.

Federata angleze e futbollit (FA) ka konfirmuar dënimin të mërkurën për mbrojtësin e Bournemouthit dhe për këtë shaka Mings do të humbasë ndeshjet e Ligës Premier kundër West Ham, Swansea City, Southampton, Liverpool dhe Chelsea.

Lexo po ashtu Zyrtare: Mings dënohet me pesë ndeshje

Ky dënim i shqiptuar nga FA e ka zhgënjyer shumë mbrojtësin anglez, i cili ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku shprehet për pafajësinë e tij dhe ndërhyjen e paqëllimtë ndaj Ibrahimovicit.

“Jam shumë i zhgënjyer me vendimin e FA-së për të më ndaluar mua për pesë ndeshje pas asaj që ishte një përplasje aksidentale me Zlatan Ibrahimovic”, thuhet fillimisht në deklaratën e postuar nga Mings në Twitter.

“Në asnjë rast nuk kisha fare qëllim për ta lënduar atë”.

Lexo po ashtu Mings tregon se a ishte e qëllimtë shkelja në kokë ndaj Ibras

“Këmba ime nuk ka ndryshuar kursin dhe në asnjë moment nuk jam përpjekur të lëviz këmbët e mia në drejtim të kokës së tij. Fokusi im i vetëm ishte për tu kthyer në mbrojtje, pasi kjo nuk është pjesë e lojës sime”.

“Është një veprim që nuk do të ishte i pranueshëm në çdo hap të jetës, nuk do ia bëja asnjëherë një shoku të profesionit”.

Lexo po ashtu Mbrojtësi i Bournemouthit e shkeli Ibran me këmbë në kokë, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl (Foto/Video)

“Unë do të doja të falënderoja Bournemouth dhe të gjithë tifozët e klubit për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë kësaj jave”.

“Nuk mund të pres që të kthehem përsëri për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipit të mbajë statusin tonë në Ligën Premier edhe për një tjetër sezon”, përfundoi mbrojtësi i Bournemouthit. /Telegrafi/

https://twitter.com/OfficialTM_3/status/840120998405922816

Exit mobile version