Telegrafi

Mings tregon se a ishte e qëllimtë shkelja në kokë ndaj Ibras

Vazhdon të komentohet shkelja në kokë e Tyrone Mings ndaj Zlatan Ibrahimovic në barazimin 1-1 mes Manchester Unitedit dhe Bournemouthit.

Anglezi pas ndeshjes i është përgjigjur negativisht akuzave se ai e bëri qëllimisht, duke thënë se pëlqen lojë të ashpër, por asnjëherë të lëndojë kundërshtarin më qëllim.

Lexo po ashtu Mourinho debaton i nervozuar me mbrojtësin që shkeli Ibran në kokë (Video)

“Jo, nuk do e bëja kurrë më qëllim, ajo nuk është pjesë e lojës sime. Fort dhe drejt është ajo që dua, por jo një gjë e atillë”.

“E dija, isha i gatshëm për t’u përballur dhe është ajo që ne bëmë gjatë gjithë ndeshjes. Ndoshta kishte një bërryl, e ndjeva, por çka ndodhi më pas nuk e di”.

“Ishte një test i mirë fizik dhe betejë e bukur”, ka thënë Mings për Sky Sport. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Mbrojtësi i Bournemouthit e shkeli Ibran me këmbë në kokë, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl (Foto/Video)