Telegrafi

Minecraft shitet 20 milionë herë për PC!

Daniel Kaplan nga Mojang ka thënë në Twitter se kompania e cila qëndron prapa lojës tani ka arritur të shesë 20 milionë kopje të lojës që dedikohet për PC.

Kompania prapa Minecraft ka të shitura edhe 30 milionë kopje të tjera për përdoruesit e telefonëve dhe pajisjeve tjera të mençura.

Në ndërkohë, loja është shitur edhe në 12 milionë kopje tjera për konsolat si Xbox dhe PlayStation. (Telegrafi)