Site icon Telegrafi

Minecraft Earth ka filluar të regjistrojë lojtarët, pritet të lansohet në fund të muajit

Kundërpërgjigjja e Microsoft nga Pokemon Go, më në fund është gati.

“Realiteti i zmadhuar”, Minecraft Earth që është ndërtuar në bazën e Niantic që ishte shumë i popullarizuar dy vite më herët, deri më tani thuhej se ishte në fazat e para të përpunimit, ndërsa tani është mësuar se është gati në tërësi, transmeton Telegrafi.

Në ueb-faqen e video-lojës kanë filluar regjistrimet më 28 shtator, derisa bëhet e ditur se do të lansohet deri në fund të këtij muaji në shumicën e shteteve.

Kjo video-lojë e telefonave të zgjuar, është një realitet i ndryshuar me ambientin që rrethon lojtarët, duke mundësuar në ndërtojnë objekte dhe punime të ndryshme.

Lojtarët mund të zgjedhin edhe disa prej lojërave garuese, ku do të ndiqen nga zombi dhe skelet të frikshëm, por më pas do kenë edhe dhurata shumë të mira. /Telegrafi/

https://youtu.be/tzCBCoC2bjs

Exit mobile version