Mojang Studios, zhvilluesi i lojës popullore Minecraft, ka njoftuar së fundmi se loja ka shitur mbi 300 milionë kopje globalisht.
Kjo e bën Minecraft video-lojën e parë “individuale” që arrin këtë arritje mbresëlënëse, duke tejkaluar konkurrentin e tij më të afërt, Grand Theft Auto V, i cili ka shitur afërsisht 185 milionë kopje deri në gusht të vitit 2023.
Helen Chiang, drejtuesja e Mojang Studios, shprehu entuziazmin e saj për këtë arritje ndërsa Minecraft po i afrohet 15 vjetorit të saj.
Ajo reflektoi se si askush nuk mund ta imagjinonte suksesin e jashtëzakonshëm të lojës kur ata filluan të krijojnë atë.
Minecraft u lëshua fillimisht në maj 2009, me lëshimin e plotë që pasoi në nëntor 2011. /Telegrafi/