Site icon Telegrafi

Mineapolisi ia paguan 27 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së të ndjerit George Floyd, afro-amerikanit që u mbyt nga një polic

Qyteti i Mineapolisit në SHBA, do t’i paguaj 27 milionë dollarë familjes së të ndjerit George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga një polic i këtij qyteti gjatë majit të vitit të kaluar, kanë bërë të ditur autoritet lokale, shkruan Reuters.

Kryetari i qytetit Jacob Fray, do t’i bashkohet zyrtarëve tjerë të zgjedhur dhe anëtarëve të familjes së Floydit gjatë një konference për media – ku do të flet për këtë dëmshpërblim, transmeton Telegrafi.

Vdekja e Floyd ishte regjistruar, dhe kjo kishte kontribuar në fillimin e protestave më të mëdha që ndonjëherë janë organizuar në Shtetet e Bashkuara.

E gjykimi i Derek Chauvin, ish-polici nga Mineapolisi që e ka ngufatur Floydin duke ia mbajtur gjurin mbi qafë për afro nëntë minuta, ka filluar të premten nën akuzën për vrasje.

Kjo shumë e dhënë e parave nuk do të ndikoj në verdikin kundër Chauvin, shkruan Independent. /Telegrafi/

 

Exit mobile version