Përforcimi i ri i Dritës, Joe Mincey, duke folur për mediat amerikane ka deklaruar se do të jetë një plus i madh për basketbollin kosovar, pasi që një basketbollist si ai mund të jetë më i përafërti që tifozët kosovarë mund ta kenë parë për ta krahasuar me LeBron James.
“Jam shumë i emocionuar. Unë jam gjëja më e afërt me LeBron James që ata mund të shohin”, deklaroi Mincey. “Ata më duan mua. Ata gjithmonë duan të marrin fotografi, autografe dhe gjëra të tilla. Tifozët janë shumë të mirë, asnjëherë nuk ulen”, u shpreh Mincey. /Telegrafi/