Sot në mesditë janë ekzekutuar pagat për të gjithë minatorët e kombinatit Trepça.
Lajmin për Telegrafin e konfirmuar Destan Kërleshi nga Sindikata e Punëtorëve te Trepçës.
“Po, në mesditë janë ekzekutuar të gjitha pagat për muajin korrik”, tha Kërleshi.
Ndryshe, deri në momentin e ekzekutimit të pagave, minatorët ishin në grevë. /Telegrafi/