Kundër ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së autonomisë së Kosovës nga Republika Socialiste e Serbisë, të parët që reaguan ishin minatorët e Trepçës, të cilët nisën grevën e urisë nga 20 shkurti 1989, brenda minierës së këtij gjiganti metalurgjik.
Lidhur me këtë para gjyqit, krahas minatorëve, u nxorën edhe tre vetë, që u konsideruan përgjegjës për organizmin e kësaj greve.
Krahas dy drejtorëve, Aziz Abrashit e Burhan Kavajës, u dënua edhe Azem Vllasi, ish lider komunist i Kosovës, që u solidarizua me kërkesat e minatorëve.
E tash, 28 vjet më vonë, ky i fundi u plagos për gjoja tradhti ndaj vendit, gjë që nuk pranohet nga ish grevisti Bahtir Istrefi, njofton Klan Kosova.
Istrefi që ka vetëm fjalë të mira për Vllasin, thotë se nuk i erdhi hiç mirë kur dëgjoj lajmin se çfarë i kishte ndodhur këtij të fundit. /Klan Kosova/
https://www.youtube.com/watch?v=aUsUd-bn-sk