Site icon Telegrafi

Minatorëve në Maqedoni u ndahen plaketa falënderuese, por shumë pak u përmirësohen kushtet!

Foto nga arkivi

Në minierën Buçim-Radovish sot do të shënohet Dita e minierave dhe 38-vjetori nga ekzistimi i minierës. Të pranishmëve do tu drejtohet zv.ministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vend janë mbi 120 minatorë, ndërsa në këtë sektorë së bashku me shoqëruesit e odave ekonomike janë të punësuar mbi 10 mijë punonjës.

Prodhimi industrial në sektorin e minierave në qershor të vitit 2017, në krahasim me vitin 2016 ka shënuar rritje prej 7.5%, ndërsa fitimi për të njëjtën periudhë ka shënuar rritje prej 1.2%.

Në nder të Ditës së minierave, mintarëve më të suksesshëm do tu ndahen plaketa falënderuese. Kreshnik Bekteshi, më 25 gusht u ndau plaketa dhe falenderime 18 mintarëve më të suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version