Telegrafi

‘Minatorët’ të fortë për Gjilanin

Trepça ’89 ka mposhtur me lehtësi Gjilanin 3-1 në Riza Lushta.

Djelmoshat e Gani Sejdiut u treguan shumë të fortë për Gjilanin që tashmë është dorëzuar në luftë për trofe këtë vit.

Ishte nigeriani Akinyemi që e filloi serinë e golave në minutën e 40-të, pas një asistimi të marrë nga Potoku.

Ne pjesën e parë shënoi edhe Mërgim Pefqeli për 2-0.

Për golin e tretë të mitrovicasve u përkujdes Akinyemi që shënoi golin e dytë personal.

Gjilani nuk ka mundur të bëjë më shumë se sa ngushti i rezultatit me Alban Rexhepin, i cili pas një depërtimi fantastik realizoj gol të bukur.

89-shi tashmë është në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Gjilani mbetet i pesti me 39 pikë. /Telegrafi/