Site icon Telegrafi

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ hyjnë në grevë, ende nuk i kanë marrë pagat e tetorit

Foto: Ilustrim

Minatorët e kombinatit “Trepça” në minierën e Stantërgut kanë ndërprerë punën për shkak të mos marrjes së pagave për muajin tetor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani duke shtuar se arsyeja e vetme për ndërprerjen e punës janë pagat.

“Aktualisht e vetmja arsye pse jemi në grevë janë mosmarrja e pagave për muajin tetor. Kemi biseduar me menaxhmentin, i cili na ka thënë se për momentin nuk ka mjete financiare për shkak të pandemisë COVID-19. Ende nuk e dimë kur do të paguhen pagat, por deri sa të paguhemi nuk do të punojmë”, tha Osmani.

Sipas tij, që nga dita e djeshme ndërrimi i parë, i dytë dhe i tretë nuk kanë punuar. /Telegrafi/

Exit mobile version