Minat ishin zakonisht në formë ovale, prej metalit dhe me përmasa rreth një metër, ndërsa së bashku me to zakonisht ishin të ngjitura edhe antena të trasha, të cilat i jepnin formë të çuditshme këtyre mjeteve shpërthyese.
Secila minë përmbante 250 kilogramë eksploziv, të mjaftueshëm për ta varrosur përgjithmonë një anije luftarake në fundin e errët të detit.
Është dëshmuar se përveç shkatërrimit të anijeve, ato shërbejnë mirë edhe si orendi shtëpie. Kur sovjetikët u larguan nga Estonia, lanë pas vetes një numër të madh të gëzhojave të zbrazëta të këtyre minave, derisa eksplozivin e dogjën ose asgjësuan.
Artistit Mati Karmin i lindi një ide. Minat i shndërroi në orendi, prej tyre punoi kamina, tavolina, karrige dhe orendi tjera të nevojshme për shtëpi.
Karmin, artisti 51 vjeçar i diplomuar në Akademinë e Arteve të Estonisë, thotë se minat i kanë pëlqyer gjithmonë për shkak të formës së pazakontë. “Më ka inspiruar gjeometria e tyre e përkryer. Forma e minave më ka dhënë mundësi të krijojmë forma të tjera me destinime të veçanta”. /Telegrafi/