Telegrafi

Minarja e një xhamie në Turqi përfshihet nga flakët, pasi goditet nga rrufeja

Minarja e një xhamie në Turqi është përfshirë nga flakët pasi vlerësohet të jetë goditur nga rrufeja.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti besohet të ketë ngjarë në qarkun Resadiye, në qytetin Tokat.

Pamjet që u xhiruan kryesisht nga qytetarët, tregojnë se si pjesa e lartë e minares është e përfshirë nga zjarri.

Bëhet e ditur se qytetarët të cilët vunë re incidentin, lajmëruan zjarrfikësit.

Bazuar në raportimet e medieve turke, zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarri, mirëpo, koni i minares mbeti i dëmtuar. /Telegrafi/