Telegrafi

Minaj shtyn lansimin e klipit, por u tregon fansave çfarë të presin (Foto)

Videoja muzikore e këngës së re të Nicki Minaj që duhej të publikohej të premten, është shtyrë për 48 orë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë informatë për arsyet e kësaj shtyrjeje.

Sidoqoftë, këngëtarja i ka njoftuar fansat e saj përmes postimeve në rrjetet sociale duke u treguar që të presin edhe dy ditë për këngën e re.

Dukja e Minaj në klipin e ri (Instagram)

Ndërkaq, njoftimin e ka shoqëruar edhe me fotografi që janë shkrepur nga xhirimet e klipit.

Lexo po ashtu Nicki Minaj 'çmend' fansat, shfaqet tejet provokuese në bikinit 'pink' (Foto)

Në imazhet e publikuara, Nicki shfaqet e veshur si një kukull ‘Barbie’.

Këngëtarja paraqitet si një kukull ‘Barbie’ (Instagram)

Kënga e re titullohet “Rake It Up” dhe pritet të vijë për fansat e Minaj gjatë ditës së diel. /Telegrafi/