Ditë më parë, Nicki Minaj e ka lansuar duetin tjetër me ArianaGrande që mban titullin “Bed”.
Kënga është shoqëruar me një videoklip mjaft të nxehtë, në të cilin Nicki shfaqet në poza provokuese.
Ajo shndërrohet në një sirenë, e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa edhe skenat tjera vënë në pah asetet e këngëtares.
Gjoksi dhe të pasmet e saj janë në plan të parë, kurse nuk heziton të provokojë e veshur me bikini.
Me të brendshme paraqitet edhe Ariana, e cila e këndon refrenin e kësaj kënge.
Minaj ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë videoklipi i vetëm i kësaj kënge, pasi këngëtaret do të sjellin edhe një video muzikore tjetër muzikore për “Bed”.
Në ndërkohë, për më pak se 48 orë, videoklipi është shikuar afro shtatë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/