Site icon Telegrafi

Minaj ndihet e turpëruar për zënkën me Cardi B, e paralajmëron kolegen se mund të vdesë nëse vazhdon të përleshet me njerëzit

Cardi B dhe Nicki Minaj (Foto: Instagram/Getty Images)

Nicki Minaj është shprehur se është ndier e turpëruar nga përleshja e saj me Cardi B.

Reperja 35-vjeçare pati një zënkë fizike me kolegen e saj dhjetë vjet më të re gjatë Javës së Modës në New York.

“Atë natë isha pjesë e diçkaje shumë turpëruese, aq poshtëruese për ta bërë përballë njerëzve elitarë – nuk është fjala për të zinj apo të bardhë – njerëz që i kanë jetët e tyre bashkë”, ka thënë Minaj në një bisedë për Beats 1Apple Music.\

https://youtu.be/hTz-p9OReuo

Lexo po ashtu Lajmet për Nicki Minaj

Në një tjetër intervistë, Nicki ka theksuar se nëse Cardi vazhdon të përleshet me njerëzit mund edhe të vdesë. “Nëse i vë duart mbi njerëz të caktuar, do të vdesësh”, ka thënë ajo për Queen Radio.

“Isha e poshtëruar… Nuk mund të besoja sa e turpëruar ndihesha… E bëmë veten që të dukemi shumë keq”, ka shtuar më tej Minaj.

Pas zënkës, Cardi e kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku thoshte se Nicki ka thënë fjalë të këqija për të dhe se i ka kërcënuar artistët tjerë që të mos bashkëpunojnë me të.

Lexo po ashtu Lajmet për Cardi B

https://twitter.com/_Post_Malome/status/1038388053381992448

“T’u drejtova një herë personalisht, t’u drejtova për të dytën herë personalisht… Por, kur e përmend fëmijën tim, zgjedh të bësh komente për mua si nënë, komenton për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën time, atëherë ndodh e papritura”, kishte shkruar mes tjerash 25-vjeçarja.

Megjithatë, Minaj ka mohuar të ketë folur diçka për vajzën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version