Telegrafi

Mina thotë se ka pasur presion te Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina, ka folur hapur për vuajtjen e tij për t’u përshtatur në La Liga që prej se ju bashkua klubit katalunas nga Palmeiras në janar.

Yerry Mina thotë se ka pasur momente të vështira në Camp Nou te klubi katalunas.

Mbrojtësi 23 vjeçar ka bërë vetëm pesë paraqitje në La Liga për Blaugranët pas transferimit të tij 11.8 milionë eurosh te Barcelona.

Në Botëror, ai shkëlqeu duke realizuar gola vendimtarë për Kolumbinë çka ka ndikuar që të rritet interesimi për të.

“Unë dua që të luaj për një ekip ku ka më pak presion dhe ku mund të kem minuta’.

“Unë gjithmonë do të tentoj të bëj më të mirën për mua, për klubin dhe shpresoj se ku do që do të përfundoj, në Barcelonë apo ku do tjetër, unë do ta bëj këtë në mënyrën më të mirë”.

“Kur e kam parë se nuk isha as në stol, se nuk isha as në konsideratë, vërtet ishte e vështirë. Stërvisja i vetmuar në shtëpi. Është e vështirë të shikosh bashkëlojtarët në televizor, ishte moment i vështirë dhe nuk ja dëshiroj asnjë lojtari këtë gjë”.

“Ka pasur momente të vështira që ishin pikëlluese për mua, sepse nuk po bëja mirë. Por, për momentin jam i lumtur te Barcelona”, u shpreh Mina. /Telegrafi/