Barcelona prezantoi nënshkrimin e tyre më të ri të klubit, Yerry Mina, të shtunën pasdite.
Mbrojtësin kolumbian gjatë prezantimit premtoi të mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht se e bëri këtë veprim në atë që ai e përshkroi si ekipi më i mirë në botë. Ai në shenj mirënjohje zbathi atletet e tij duke e ndje në maksimum barin e Camp Nout.
Mina u shoqërua nga babai i tij, xhaxhai i tij dhe avokatët, teksa gjatë prezantimin deklaroi se ishte i kënaqur me klubin e tij të ri.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Barcelonë dhe falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur që unë të vij në klubin më të mirë në botë”, tha fillimisht Mina gjatë prezantimit.
“Unë dua të mësoj shumë nga shokët e mi dhe të bëj pjesën time. Tani është koha për të mësuar shumë, për të fituar gjëra të mëdha dhe për ta bërë këtë grup edhe më të mirë”.
“Do t’i mbaj këmbët në tokë dhe sytë në qiell. Unë do të bëhem objektiv sipas objektivave. Nuk kam më shumë fjalë që mund të shpjegojnë se sa i lumtur jam unë. Dua të bëjë histori me Barçën”, përfundoi kolumbiani.
Edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tha disa fjalë duke theksuar se ky është kolumbiani i parë që bashkohet me skuadrën e lartë.
“Yerry Mina ka talent dhe ka pasur tashmë një udhëtim të madh futbolli. Ne shpresojmë që ai të sjell shumë në ekip dhe se ti bëj tifozët tanë të lumtur gjatë viteve të ardhshme”
“Ai është kolumbiani i parë që bëhet pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës. Ne shpresojmë që ai të qëndrojë për shumë vite dhe shpresojmë se Kolumbia është tani Azulgrana dhe krenare”, përfundoi Bartomeu. /Telegrafi/
? Camp Nou
⚽️ Yerry Mina ???
?? #BeBarça #ForçaBarça pic.twitter.com/lMN6gtrGlz— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2018
? Welcome to Camp Nou, Yerry Mina!
?? #BeBarça #ForçaBarça pic.twitter.com/nvTDMW5k7y— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2018