Site icon Telegrafi

Mimoza ‘zgjeron rrethin’, këto janë komunat të cilat i bashkohen “Alternativës”

Kanë mbetur edhe disa ditë kur Mimoza Kusari-Lila edhe zyrtarisht do të bëj prezantimin e partisë së saj, “Aletrantiva”.

Kusari-Lila thotë për “Indeksonline” se tanimë janë themeluar degët edhe nëpër disa komuna të Republikës; Prishtinë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Ferizaj e Mitrovicë si dhe në disa qyteza të tjera.

“Po, prezantimi do të bëhet këtyre ditëve me gjithë përfaqësuesit e tjerë të komunave tjera. Ndërsa numër i konsiderueshëm i rajoneve do të mbulohen, 7 qendra e mdhaja si dhe 3-4 më të vogla”, ka thënë shkurt ajo.

Një nga nismëtaret e themelimit të Alternativës së re politike në vend, bashkë me ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda do ta shpalosin programin e partisë në Prishtinë së bashku me anëtarët e tjerë të këtij subjekti.

Exit mobile version