Para dy javëve solli këngën më të fundit që po mirëpritet prej fansave dhe publikut të gjerë.
Bëhet fjalë për Mimoza Shkodrën, e cila solli një video projekt me Skerdin të titulluar “T’lutem”.
Ajo duket se po shijon në maksimum suksesin e këngës së re dhe ka filluar pushimet më së të merituara verore.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell edhe imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Zeshkania së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke shijuar valët e detit e veshur në bikini, të cilat e shfaqen tejet joshëse dhe seksi.
Ndryshe, Mimoza ka paralajmëruar se do të sjell këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/