Site icon Telegrafi

Mimoza Ristova: Beteja e pushtetit me UKM kalon në ofensivë

Beteja e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi po merr karakteristika ofensive, deklaruar për REL, profesoresha universitare Mimoza Ristova, e cila është pjesë e Plenumit të profesorëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se tani radhën e kanë personat që i kanë kundërshtuar zgjedhjet ilegale.

“Ne do të kundërshtojmë duke kërkuar kthimin e procesit, që nga fillimi, sepse parregullsitë janë nga shumë aspekte”, ka thënë tha Ristova.

Ajo më tej thotë se ndarja midis intelektualëve në momentin e dhënë në fakt është vetëm një ndarje artificiale.
“Njëra palë janë intelektualë të vërtetë, ndërsa të tjerët janë “kuazi“ dhe intelektual të nënçmuar, pra njëra palë kanë vepruar në shoqëri, i kemi parë dhe e kemi parë veprimtarinë e tyre me dekada ndërsa të tjerët janë porsa të lindur. Thjeshtë mua nuk më nevojitet një kauzë, kauza ime është mendja ime dhe dituria ime. Nuk pranoj asgjë tjetër” ka thënë Ristova.

Edhe pse profesoreshë e fizikës, Ristova në intervistën e saj nuk fsheh që ka edhe ambicie shkrimtari, sidomos në sferën e dramaturgjisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version