Site icon Telegrafi

Mimoza: Njësia speciale në parket, në vend të lojtarëve

“Salla e zbraztë, njesia speciale në parket në vend të lojtarëve. Dëshprim rezultati i imponuar. Mundemi më mirë”, shkroi Kusari-Lila.

Kujtojmë se tek rezultati 52:48 për Sigal Prishtinën, përkatësisht dy minuta para përfundimit të periudhës së tretë, derbi mes prishtinasve dhe Pejës u ndërpre, pasi që tifozët prishtinas filluan të hidhnin gjësende në fushë, duke protestuar ndaj vendimeve të gjyqtarëve dhe kështu, këta të fundit morën vendim të zbraznin palestrën sportive.

Kurse jashtë palestrës sportive “Shani Nushi” në Gjakovë janë arrestuar disa tifozë te “Plisave”, pasi ata kishin demoluar disa vetura dhe kishin shkaktuar dëme të tjera materiale. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version