Telegrafi

Mimoza Mustafa mahnit me dukjen (Foto)

Këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa i është rikthyer muzikës së fundmi bashkë me bashkëshortin e saj, këngëtarin Shkumbin Kryeziu.

Ata janë mirëpritur nga publiku për rikthimin e tyre me këngën “Qelibar”, teksa i janë futur punës që shumë shpejt të sjellin në treg edhe këngë të tjera.

Lexo po ashtu Shkumbin Kryeziu dhe djali i tij festojnë ditëlindjen në një ditë, marrin urim të veçantë nga Mimoza (Foto)

Mimoza është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft e bukur, teksa është trukuar me një grim të lehtë.

Mimoza Mustafa mahnit në fotografinë e fundit në Instagram.

Ndonëse i ka kaluar të 40-tat, ajo vazhdon të duket seksi dhe në top formë.

Kujtojmë, se kohë më parë ajo tregoi se shumë shpejt do të fokusohet edhe tek profesioni i saj i ri si grimere, për të cilin ka përfunduar shkollimin, ndaj preferon që të zhvillojë më tepër karrierën e saj edhe në këtë drejtim. /Telegrafi/