Site icon Telegrafi

Mimoza Mustafa feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i përzemërt i Shkumbinit: Gjithçka merr kuptim me ty jeta ime

Foto: Shkumbin Kryeziu/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 48-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Për një nga urimet më të përzemërta është kujdesur bashkëshorti i saj, këngëtari dhe producenti Shkumbin Kryeziu.

Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

Ai publikoi një fotografi të bashkëshortes së tij në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj fjalë të përzgjedhura për gruan e tij.

“Gjithçka merr kuptim me ty jeta ime, gëzuar ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e Kryeziut në mbishkrimin e fotografisë.

Mimoza Mustafa përndryshe gëzon një karrierë të suksesshme muzikore, me shumë projekte të pëlqyera nga publiku, të cilat kanë qenë kryesisht nën ombrellën e shtëpisë diskografike “Labia”.

“Sadist”, “Merrma ëndrrën”, “Lule Mimoze” e “Papafingo” janë disa nga këngët e saj më të njohura. /Telegrafi/

Exit mobile version