Mimoza Mustafa kishte kohë që nuk e kemi parë teksa ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Mirëpo gjatë ditës së sotme këngëtarja shqiptare ka sjell këngën më të re, ku ka bashkëpunuar me Robert Berishën.
“Krejt i boj”, titullohet kënga e re e dyshes, të cilin e kanë shoqëruar edhe me një video mjaft të veçantë.
Dyshja videon e kanë realizuar pranë plazhit dhe shihen tejet elegant dhe në harmoni të njëri-tjetrit.
Theksojmë se muzikën dhe tekstin e ka shkruar Ilir Berani ndërsa orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati.
Ndryshe, Mimoza dhe Roberti do të vijnë ndaras me këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/