Site icon Telegrafi

Mimoza Musa: Balancuesi i ka nëpërkëmbur shqiptarët

“Nuk i ka përfaqësuar shqiptarët në institucione por vetëm i ka nëpërkëmbur”, kështu tha në DailyClick në TV21 deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa kur foli për balancuesin dhe shtoi se, balancuesi ishte në shërbim të personave të afërt me pushtetin.

“Ky balancuesi që është vënë në përdorim vetëm ka shërbyer për individ që kanë qenë te afërt me pushtetin që të punësohen”, tha Musa.

Ajo gjithashtu ka treguar prioritetet që VLEN ka në Qeveri, duke i përmendur katër shtylla. Musa tha do t’i mbajnë këto premtime dhe gjatë mandatin katër vjeçar duhet realizuar.

“Janë katër shtylla që janë shumë kryesore. Njëra është eurointegrimet, e dyta është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, e treta është zhvillimi ekonomik dhe e katërta është decentralizimi fiskal”, tha Musa.

Exit mobile version