Telegrafi

Mimoza Kusarin po e quajnë ‘Iron Lady’ (Foto)

Mimoza Kusari-Lila është e vetmja femër në Kosovë që e drejton një komunë.

Dhe kjo ka bërë që të quhet ‘Iron lady (Zonja e Hekur)’ duke u bazuar në kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Mimoza Kusari-Lilës

Kështu së paku e ka cilësuar drejtoresha e kompanisë së lëngjeve të frutave ‘Frutti’, Rina Malsori, e cila ka vizituar kryetaren e Gjakovës, transmeton Telegrafi.

“Dhe, ku ka më mirë që të kalosh pak kohë kualitative dhe motivuese në krah të një “Iron Lady ” e kryetares së qytetit tim të vendlindjes!”, ka shkruar Malsori në Instagram.

Ndryshe, Kusari-Lila gjatë një prononcimi për Telegrafin ka paralajmëruar zyrtarizimin e një parti të re gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/