Telegrafi

Mimoza Kusari përgjigjet shkurt për bisedën me Radoiçiqin

Prishtinë- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy viteve.

“Deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjete”, tha Kusari-Lila derisa po hynte në Kuvend.

“A ka qenë Kurti i njoftuar lidhur me këtë bisedë? A keni biseduar me Radojiçiqin për Ligjin e pagave?”, u pyet Kusari-Lila, nga betimiperdrejtesi, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndryshe, “Nacionale” ditë më parë publikoi një audio-incizim, në të cilin pretendohet se Kusari-Lila përmes Slavko Simiqit të Listës Serbe, kishte biseduar me kriminelin Radoiçiq.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Lexo po ashtu Publikimi i bisedës, Ramadani i kërkon dorëheqjen Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiq deputetes së LVV-së.

“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.

“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radoiçiqi.

“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.

Radoiçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?

Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të SHBA-së dhe njëherësh i njëjti ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-ës.