Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ka thënë se presidenti aktual dhe ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të mbahet mend për Deklaratën e Pavarësisë, por nuk do të mund të heq përgjegjësinë për korrupsionin që ka përfshirë shoqërinë kosovare gjatë mandateve sa ai ka qenë kryeministër.
- LEXO PO ASHTU: Mimoza Kusari-Lila në “Personale” të RTV Dukagjinit, rrëfen konceptin e ri politik (VIDEO – INTERVISTA E PLOTË)
https://youtu.be/Q3dtwoZFuRw
Teksa ka folur për rolin e liderëve të tjerë politikë, Kusari-Lila ka thënë se Behgjet Pacolli (AKR) është kapitull i mbyllur, se Ramush Haradinaj (AAK) nuk ka vizionin që i duhet Kosovës dhe se Albin Kurti (VV) është surrealist.
Kusari-Lila ka thënë se gjatë gjithë karrierës së saj është raportuar se do të jetë pjesë e PDK-së, gjë që asnjëherë nuk ka qenë në planet dhe bindjet e saj.
“Unë asnjëherë nuk kam shkelur në PDK dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e bindjeve ose planeve të mia kjo parti”, ka thënë Kusari – Lila. /Telegrafi/
https://youtu.be/Q3dtwoZFuRw