Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit ka thënë se LDK-ja e tashme nuk ka asgjë të përbashkët me LDK-në, si koncept politik që ka ekzistuar dikur.
Politikanja që po përpiqet të krijojë një parti të re, ka thënë se “deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani duhet që t`i bashkohet partisë së re, për të ikur nga kjo LDK që nuk prezanton konceptin e duhur për Kosovën”.
Sipas saj, LDK-ja aktuale nuk mund të reformohet andaj edhe Vjosa Osmani duhet të heqë dorë nga kjo përpjekje.
“Unë nuk mendoj se ka forcë brenda LDK-së që kjo parti të reformohet në atë çfarë është mendësia e Vjosës dhe e jona. Nuk mund të bësh diçka më të sofistikuar me brum të pites. Vjosa po mundohet dhe ne të gjithë e duam një parti të reformuar, por kjo mund të bëhet vetëm në partinë e re. Nganjëherë është më lehtë të krijosh diçka të re se sa të provosh të ndreqësh diçka ku duhet ndryshuar edhe sistemi edhe mendësia”, ka thënë Kusari- Lila. /Telegrafi/