Telegrafi

Mimoza Kusari kryetare e Alternativës

Subjekti më i ri politik Alternativa ka zgjedhur edhe liderin e partisë.

Mimoza Kusari-Lila, e cila njëkohësisht edhe është kryetare e Komunës së Gjakovës, do ta udhëheq partinë.

Numri dy i kësaj partie do të jetë ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.

Kështu ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm i partisë, ndërsa në ditët në vazhdim Alternativa do të prezantojë edhe anëtarët e rinj. /Telegrafi/