Site icon Telegrafi

Mimoza “kopjon” Shpendin për kiflet (Dokument)

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka “kopjuar” homologun e saj nga Prishtina, Shpend Ahmetin sa i përket furnizimit me kifle në institucionet shkollore.

Komuna e Gjakovës e ka përzgjedhur operatorin ekonomik që do të furnizojë institucionet shkollore të kësaj komune me bukë dhe kifle, raporton ORAinfo.

Zyra e Prokurimit në komunën e Gjakovës ka përzgjedhur kompaninë “Mabes” në vlerë prej 9 mijë e 525 eurove për furnizim me bukë dhe kifle.

Në këtë tenderë kanë aplikuar dy kompani dhe oferta më e shtrenjtë ishte ajo në vlerë prej 11 mijë e 270 eurove. /ORAinfo/Telegrafi/

Exit mobile version