Site icon Telegrafi

Mimoza: Forca Vëllaznimi, Forca kuqezinjtë e Jakovës

Të pranishmëve, Kusari-Lila u ka premtuar përkrahje të gjerë për, siç ka thënë ajo, ta kthyer Vëllaznimin në vendin ku e meriton të jetë.

Ajo ka theksuar se Komuna, “për dallim nga deri tani, do të specifikojë formën e mbështetjes prej fillimit të vitit, do të ndihmojë në organizimin e Kuvendit të rregullt, prej së cilës do të zgjedhet Kryesia e Vëllaznimit”, transmeton Koha.net.

“Lojtarët janë tani që nga muaji tetor pa rroga, që do të thotë katër muaj (përfshirë janarin) pa rroga për lojtarët. Stadiumit të Vëllaznimit iu është shkyçur rryma nga mospagesa për më shumë se tre muaj, ndërsa fatura e ujit ka mbërri afër 100,000 €”, ka potencuar kryetarja Kusari-Lila.

Të gjitha këto sfida dhe probleme, sipas saj, “nuk do të na ndalin të kthejmë Vëllaznimin aty ku e meriton, me epitet dhe moral ku e kishte dikur”.

“Përpjekjet tona të menjëhershme do të konsistojnë në kthimin e kushteve fizike në stadiumin e Vëllaznimit, kryerjen e obligimeve ndaj lojtarëve dhe pajisjen me rekuizitat e nevojshme”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se java e ardhshme është java e fillimit të stërvitjeve të klubit.

“Forca Vëllaznimi, Forca Kuqezinjtë e Jakovës, ditë më të mira janë para nesh”, theksoi në fund e para e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version