Telegrafi

Mimoza dhe Seldi s’po mund të ndahen nga njëri-tjetri (Foto)

Ata ende nuk e kanë konfirmuar edhe zyrtarisht romancën e filluar javë më parë.

Por, vazhdojnë të publikojnë fotografi dhe video nga të njëjtat vende dhe në të njëjtën kohë.

Bëhet fjalë për Seldi Qaliun dhe Mimoza Shkodrën, të cilët po konsiderohen si çifti më i ri i estradës shqiptare.

Dyshja sërish ndaras kanë publikuar fotografi nga i njëjti vend duke shtuar zërat se romanca e tyre po vazhdon pa asnjë problem.

Megjithatë, kësaj radhe mysafirë është Seldi pasi që ka udhëtuar drejt shtetit zviceran për dallim që Mimoza kishte shkuar për pushime në Ksamil te këngëtari.

Ndryshe, dyshja ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojnë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/