Telegrafi

Mimoza “aterron” në Prokurori

Aterrimi i paautorizuar i një aeroplani në Aeroportin e Gjakovës, i cili në bord kishte kryetaren Mimoza Kusari – Lila, e ka dërguar rastin e kësaj të fundit në Prokurorinë e Shtetit.

Sipas një raporti të Autoritetit të Aviacionit Civil, të datës 6 mars 2015, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, më 19 shkurt 2015, piloti Michal Margolien, me një aeroplan privat me shenjë fluturimi OKRUU10, kishte aterruar në Aeroportin e Gjakovës në mënyrë të paautorizuar, përderisa aeroporti ishte i mbyllur për fluturime.

Me një veprim të tillë është bërë shkelje serioze të një varg të dispozitave ligjore, përkatësisht Ligjit për Aviacionin Civil, Rregullave të NATO-s dhe legjislacionit dytësor në fuqi.

Kështu ka ardhur në përfundim Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), pas një hetimi gjithëpërfshirës, ku sipas detyrës zyrtare, AAC-ja ka nxjerrë edhe raportin përfundimtar të këtij rasti. /Telegrafi/