Milwaukee Bucks mbetet skuadra e vetme me bilanc 100 për qind të fitoreve në këtë fillim sezoni në NBA.
Të udhëhequr nga super ylli i skuadrës Giannis Antetokounmpo, Bucks kanë mposhtur Brooklyn Nets me 11 pikë diferencë 110:99.
Greku ishte fantastik në këtë duel me 43 pikë, 14 kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Bobby Portis që shtoi 20 pikë e 11 kërcime, derisa Jrie Holoday e mbylli ndeshjen me 15 pikë të tjera.
Brooklynit nuk i mjaftuan 60 pikët e kombinuara të dy yjeve Durant e Irving.
Kevin Durant e mbylli ndeshjen me 33 pikë, derisa Irving shtoi 27 të tjera, por që në fund nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Për Bucks kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje, derisa Nets kanë bilanc prej një fitore e tre disfata.
Ndërkohë Los Angeles Lakers kanë pësuar sërish humbje, të katërtën në po aq ndeshje në NBA.
Gjiganti amerikan u mposht në udhëtim te Denver Nuggets me 11 pikë diferencë 110:99. /Telegrafi/