Milwaukee Bucks ka marrë fitoren e tretë përballë Boston Celtics.
Të udhëhequr nga greku Giannis Antetokounmpo, Bucks kanë triumfuar me 11 pikë diferencë ndaj Celtics 97-86.
Kësisoj tani është barazuar seria mes dy ekipeve në 3-3 dhe fituesi do të vendoset vetëm në ndeshjen e fundit.
Giannis ishte fantastik në këtë fitore të Bucks, ku arriti ‘Double-double’ me 31 pikë, 14 kërcime e katër asistime.
Ndihmë të madhe për grekun ishin edhe dyshja Malcolm Brogdon dhe Kris Middleton që shtuan nga 16 pikë.
Paraqitja e mirë e Jayson Tatum që shënoi 22 pikë nuk mjaftoi për Bostonin në këtë sfidë.
Fundori Rozier shtoi 16 të tjera ndërsa Brown dhe Marcus Morris shtuan nga 14 por që nuk mjaftuan për fitoren e Celtics.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet në TD Garden të Bostonit ku edhe do të vendoset se cila nga skuadrat do të kalojë tutje për tu përballur me Philadelphia 76ers. /Telegrafi/