Site icon Telegrafi

Milwaukee triumfon edhe në ndeshjen e dytë ndaj Raptors

Giannis Antetokounmpo. (Photo by Stacy Revere/Getty Images)

Milwaukee Bucks ka marrë edhe fitoren e dytë para adhuruesve të vet në finalen e Konferencës së Lindjes.

Bucks ishin që nga fillimi i ndeshjes më të mirë duke krijuar epërsi deri në 18 pikë në çerekun e parë dhe në fund triumfuan me 22 pikë epërsi 125:103.

Si gjithmonë basketbollisti greko-nigerian, Giannis Antetokounmpo ishte më meritori për fitoren e Bucks, pasi arriti të shënoj 30 pikë dhe pati 17 kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe rezervisti turk Ilyasova me 17 pikë si dhe Mirotic që e përfundoi ndeshjen me 15 të tjera.


Kawhi Leonard ishte më efikasi për Raptors edhe në këtë takim me 31 pikë, tetë kërcime e dy asistime.

Fundori Kyle Lowry shtoi 15 pikë ndërsa Nick Powell e mbylli takimin me 14 pikë për Raptors.

Vetëm këta tre basketbollistë shënuan pikë dyshifrore për Toronton dhe kjo ishte njëra nga arsyejet që pësuan humbje.

Kësisoj Milwauke tani udhëheq me 2-0 në epërsi në finalen e Konferencës së Lindjes.

Ndeshja e tretë mes Torontos dhe Milwaukeet do të zhvillohet në Kanada. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iL-UxmB8b18

Exit mobile version