Site icon Telegrafi

Milwaukee përfundon punë me Celtics, Warriors një fitore pranë eliminimit të Rockets

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Milwaukee Bucks ka përfunduar punën sa i përket takimeve me skuadrën e Boston Celtics.

Bucksat triumfuan kundër Celtics me rezultat 116-91 dhe kështu siguroi fitoren e katërt në këtë fazë të “playoff”.

https://youtu.be/sBhZh7waJVU?t=7

Ndërkohë, kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors është një hap pranë eliminimit të Houston Rockets.

“Luftëtarët” triumfuan para shikuesve të vetë kundër teksasianëve me rezultat 104-99 dhe siguruan fitoren e tretë kundrejt dy humbjeve.

Ndryshe, ndeshja e ardhshme mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/

https://youtu.be/LnNOuXUS-Xg?t=2

Exit mobile version