Site icon Telegrafi

Milwaukee fiton ndeshjen e parë të finales Lindore kundër Raptors

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e parë e finales së Konferencës Lindore të NBA-së.

Milwaukee Bucks ka shënuar fitore para shikuesve të vetë në palestrën Fiserv Forum kundër Toronto Raptors me rezultat 108-100.

Në çerekun e parë mysafirët krijuan epërsi prej 11 pikëve, por vendasit gjithçka e përmbysën në periudhat e ardhshme.

Brook Lopez ishte më i miri në parket te ekipi fitues duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 29 pikëve dhe 11 kërcimeve gjersa u ndihmua edhe nga Giannis Antetokounmpo, i cili ishte i suksesshëm pothuajse si i pari duke shënuar 24 pikë dhe kishte 14 kërcime.

Te skuadra kanadeze më i miri ishte Kawhi Leonard, i cili shënoi 31 pikë ndërsa Kylie Lowry regjistroi një pikë më pak se ai.

Ndryshe, ndeshja e dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme po në të njëjtin qytet, Milwaukee. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7yrYqKCFt6g

Exit mobile version