Ka përfunduar edhe ndeshja e tretë finale në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Milwaukee Bucks kanë arritur ta marrin fitoren e parë në ndeshjet finale pas dy humbjeve të para.
Të udhëhequr nga Giannis Antetokpunmpo, Bucks kanë triumfuar me 20 pikë epërsi 120:100.
Basketbollisti nigerian me pasaportë greke, Giamis ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 41 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Jrue Hiliday me 21 pikë e nëntë asistime.
Tani Phoenix është duke udhëhequr 2-1 në serinë finale, pas dy fitoreve në shtëpinë e tyre.
Ndeshja e katërt finale do të zhvillohet përsëri në Fisev Forum të Milwaukeet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vAtb_jL-4bg&ab_channel=MLGHighlights