Milwaukee Bucks ka fituar ndeshjen e katërt në përballje me Atlanta Hawks për të shkuar në finalen e madhe.
Pas 48 minutave lojë, rezultati në fund ishte 107:118 në të mirë të Bucks që mposhtin në serinë finale të Konferencës Atlanta Hawksin me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Ishte një ndeshje shumë e barabartë në dy çerekët e parë, por në të tretin (29:44), Bucks u shkëputën në rezultat për mos ta humbur më epërsinë e thellë.
Në mungesë të lojtarit të tyre kryesor Giannis Antetokounmpo, te Bucks, Khris Middleton ka qenë fantastik në këtë takim.
Ylli amerikan realizoi 32 pikë, pati shtatë asistime e katër kërcime.
Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Jrue Holiday me 27 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime.
Bucks tani në finalen e madhe të NBA-së do të takohen me Phoenix Suns. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LLigNSe-hIM