Telegrafi

Milwaukee Bucks të pandalshëm, mposhtin me 47 pikë diferencë Oklahoman

Milwaukee Bucks kanë vazhduar dominimin në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Lideri i Konferencës së Lindjes ka mposhtur me 47 pikë diferencë Oklahoma City Thunder me rezultat 133:86.

Për Bucks kjo ishte fitorja e pestë radhazi, derisa e ndërprenë serinë prej pesë fitoreve të Thunder.

Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi si gjithnjë për vendasit me 32 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.

Me pikë dyshifrore takimin e përmbyllën edhe George Hill, Lopez, Wesley Matthews e Connaughton.

Tek mysafirët basketbollisti më i mirë në parket ishte Chris Paul me 18 pikë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ishin në natën e tyre më të mirë.

Milwaukee vazhdon të mbetet në vendin e parë në lindje me 51 fitore e tetë humbje, teksa OKC është e gjashta në Konferencën e Perëndimit me 37 fitore e 23 disfata. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Minnesotta Timberwolves 136:125

Atlanta Hawks – Brooklyn Nets 141:118

Toronto Raptors – Charlotte Hornets 96:99

Memphis Grizzlies – Sacramento Kings 101:104

Milwaukee Bucks – Oklahoma City Thunder 133:86

Miami Heat – Dallas Mavericks 126:118

New Orleans Pelicans – Cleveland Cavaliers 116:104

Phoenix Suns – Detroit Pistons 111:113

Utah Jazz – Washington Wizards 129:119

LA Clippers – Denver Nuggets 132:103