Gjatë natës së mbrëmshme janë zhvilluar pesë ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku befasinë më të madhe e ka shkaktuar Charlotte Hornets pasi ka triumfuar 115:114 ndaj Milwaukee Bucks.
Charlotte mundi Milwaukee me rezultat 115:114, ku LaMelo Ball ishte më efikasi me 26 pikë dhe më meritori për triumfin e Hornets.
Nga ana tjetër, Giannis Antetokounmpo regjistroi triple-double, por që në fund nuk i mjaftuan për fitore. Repreentuesi grek e mbylli ndeshjen me 22 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime.
NBA STANDINGS UPDATE ‼️
▪️ BOS gets 11th win
▪️ LAL win 5th straight
▪️ SAC move to 8-6Download the NBA App for more: https://t.co/wV1YsrFUXw pic.twitter.com/17NIij7na6
— NBA (@NBA) November 17, 2024
Los Angeles Lakers kanë vazhduar me formë të shkëlqyer, derisa kanë marrë fitoren e pestë radhazi pasi kanë mposhtur në udhëtim New Orleans Pelicans me rezultat 104:99.
Anthony Davis me 31 pikë dhe 14 kërcime ishte më meritori për fitoren e Lakers, derisa LeBron James shtoi 21 pikë të tjera. /Telegrafi/