Pas sezonit të suksesshëm me Werder Bremenin, futbollisti i njohur shqiptar Milot Rashica, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ai së bashku me të fejuarën e tij, Belkiz Kera, kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre turistik për këtë fundvit.
Dyshja kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi nga momentet e këndshme që po shijojnë në shoqëri të njëri-tjetrit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ata shihen shumë të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit, teksa kanë vizituar disa nga destinacionet më interesante të këtij qyteti.
Çifti gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë vizituar disa nga xhamitë më të njohura të Dubait.
Ata gjithashtu kanë shijuar edhe një darkë në filialen e restorantit të kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokce. /Telegrafi/