Milot Rashica i është kthyer golave për Vitessen në ndeshjen e kupës ndaj Jodan Boys.
Anësori i përfaqësueses së Kosovës është treguar shumë i rrezikshëm gjatë gjithë takimit, por deri te goli erdhi vetëm në minutën e 56-të të takimit.
Një pasim i Faye bëri që Rashica të gjendet afër golit ku me një goditje precize realizoi për 4-0.
Për Vitessen ky duel ishte një shëtitje nëpër park, pasi që Jodan Boys është një skuadër inferiore që u prita ta diskualifikonte skuadra nga Arnheim. /Telegrafi/