Kosova ka kaluar në epërsi në sfidën ndaj Izraelit e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ishte Milot Rashica ai i cili në minutën e 41-të shënoi për 1-0 pas një goditjeje precize duke e mposhtur portierin Omri Glazer.
https://twitter.com/FootColic/status/1723800232960385139
Ky ishte goli i tretë i Rashicës në këtë kampanjë kualifikuese për Euro 2024 teksa ka edhe tri asistime.
Sipas rezultatit momental Kosova shkon në kuotën e dhjetë pikëve teksa kujtojmë se gjasat për kualifikim janë të pamundura./Telegrafi/