Site icon Telegrafi

Milot Rashica së bashku me familjen në pushime në Turqi

Belkiz Kera (Foto: Instagram)

Futbollisti i njohur i Kosovës, Milot Rashica, është duke kaluar një kohë joproduktive me bashkëshorten e tij, Belkiz Kerën dhe djalin, Tianin, në Turqi.

Këtë e ka njoftuar përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit e miqtë në rrjete sociale – meqë vetëm në Instagram numëron 285 mijë.

Ai së fundmi ka publikuar një fotografi të tij përkrah djalit ku thotë se do të qëndrojë gjithnjë pas tij.

Të njëjtit duket se po shijojnë pushimet në një nga resortet përrallore në shtetin turk.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Milot Rashica

Partnerja e tij nga ana tjetër ka ndarë disa fotografi në profilin e saj, ku merr vëmendje me pozat atraktive.

Çifti gjithashtu janë në pritje të fëmijës së dytë dhe kanë zbuluar pak ditë më parë se do bëhen prindër të një djali.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në gusht të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version